Kosova

Ambasadori francez: Këto zgjedhje me kaq pak votues nuk japin zgjidhje politike


Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, është shprehur këtë të diele pas përfundimit të procesit zgjedhor në katër komunat në Veri të Kosovës se “këto zgjedhje me kaq pak votues nuk japin zgjidhje politike”.

Ambasadori francez përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se “na vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes nga disa parti”.

Ndërkaq, si pika pozitive të këtyre zgjedhjeve, Guerot veçoi “profesionalizmi i policisë së Kosovës”, dhe po ashtu atë të “KFOR-it dhe EULEX-it”.

Ndërsa, pas zgjedhjeve ambasadori francez në Kosovë tha se “tani duhet të zbatojmë Marrëveshjen e Ohrit”, e dakorduar në mes të Kosovës dhe Serbisë me 18 mars.

Ndryshe nga ambsadori francez, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore të Kosovës janë mbajtur në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

“Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës të cilës i shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërisë demokratike”, thuhet në reagim.

Po ashtu në reagim thuhet se ShBA-ja i njeh përpjekjet e zyrtarëve zgjedhor të Kosovës për t’i vënë në dispozicion vendvotimet për qytetarët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit.

“Po ashtu shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizimin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) dhe KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet”, thuhet në reagimin e Ambasadës”.

Në reagim theksohet se “ne gjithashtu theksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”.

Procesi i votimit në katër komunat në Veri të Kosovës ka përfunduar në orën 19:00.

I gjithë procesi nuk është shoqëruar me asnjë incident, kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës i kanë fituar nga dy komuna në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën këtë të diele.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq do jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut, pasi ka marrë 519 vota apo 66.5 për qind, derisa pas tij është renditur ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Taulant Kelmendi, me186 vota apo 23.8 për qind dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica me 75 vota apo 9.6 për qind.

Edhe në komunën e Leposaviqit, Lulzim Hetimi i LV-së doli i pari në garën për kryetar. Ky i fundit numëroi 100 vota apo 73.5 për qind, ndërsa Albulena Behluli-Hetemi e PDK-së pati 34 vota apo 25 për qind. Ndërsa Aleksandër Jabllanoviç, edhe pse u tërhoq nga gara, mori dy vota.

Ky i fundit numëroi 100 vota apo 73.5 për qind, ndërsa Albulena Behluli-Hetemi e PDK-së pati 34 vota apo 25 për qind.

Ndërsa Aleksandër Jabllanoviç, edhe pse u tërhoq nga gara, mori dy vota.

Në anën tjetër, PDK-ja do të udhëheqë me Zubin-Potokun, meqë kandidati i kësaj partie Izmir Zeqiri, arriti të dalë më i votuari me 196 vota apo 52.1 për qind, kurse Hasani pati 180 vota apo 47.9 për qind.

Sipas KQZ-së, PDK-ja do ta ketë kryetarin e komunës edhe në Zveçan.

Ilir Peci mori 114 vota apo 60 për qind, ndërsa Fetah Peci i VV-së mori 71 vota apo 37.4 për qind. Sllagjana Pantoviç mori pesë vota apo 2.6 për qind.

KQZ-ja publikon rezultatet preliminare: LV-ja dhe PDK-ja fitojnë nga dy komuna

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore