Pajisje

Amazon sjell inovacion në kamerat e sigurisë


Rrjeti i kompanisë Amazon, me më shumë se 200 milion pajisje Echo i ka dhënë akses biznesit të tregtisë elektronike në shtëpitë e njerëzve në të gjithë botën.

Amazon ka vite që planifikon një zgjerim në ofrimin e shërbimeve të sigurisë të cilat mund të transformojnë sistemin e mbikëqyrjeje dhe të parandalojë krimet.

Ambiciet e Amazon në tregun e sigurisë janë përqendruar kryesisht rreth Ring-ut, kompania e zileve të derës që bleu për 1 miliard dollarë (740 milion £) në 2018.

Regjistrimet e patentave dhe produktet e ardhshme tregojnë për një të ardhme ku Amazon shikon shtëpinë tuaj nga dronët , ndërsa këmbanat e derës shkëmbejnë imazhe të njerëzve që konsiderohen të dyshimtë nga sistemet e saj të inteligjencës artificiale.

“E di që kjo duket si trillim shkencor, por nuk është kështu,” tha shefi ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos kur zbuloi planet e kompanisë për të ofruar artikuj brenda 30 minutash duke përdorur një flotë dronësh.

Punonjësit gjetën një përdorim dytësor për dronët. Ndërsa fluturojnë mbi shtëpitë që dorëzojnë parcela, dronët mund të përdorin kamerat e tyre për të parë edhe shtëpitë e njerëzve.

Kur dronët zbulojnë ndonjë gjë të dyshimtë, ata mund të lajmërojnë klientët./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore