Pajisje

Amazfit: Prodhohet ora e çeliktë


Kompania Amazfit ka vendosur që të njëjtin dizajn si GTR 4 ta sjellë në formë të limituar dhe të veshur me çelik.

Amazfit GTR 4 Limited Edition ka shumicën e specifikave dhe veçorive me modelin standard, por vjen me një dizajn të ndryshëm.

Ka një ekran AMOLED të lakuar prej 1.43″ dhe përmban një kurorë elegante të bërë nga çelik inox 316L. Kurora bashkohet me një buton, i cili gjithashtu duket ndryshe nga modeli aktual. Korniza e mesme e Amazfit GTR 4 Limited Edition, është gjithashtu prej çeliku inox, ndërsa paneli i pasmë është prej materiali qelqi-qeramik.

Amazfit GTR 4 Limited Edition Smartwatch With Stainless Steel Frame Launched: All Details | Technology News

Një tjetër ndryshim i dizajnit midis edicionit të rregullt dhe atij kufizuar GTR 4, është se i pari vjen me rripa fluoroelastomer, silikoni të lëngshëm dhe najlon lëkure, ndërsa i dyti vjen vetëm me rripat fluoroelastomer, të cilët duken ndryshe nga rripat e zakonshëm të GTR 4 me fluoroelastomer.

GTR 4 Limited Edition është gjithashtu më i trashë (11,2 mm kundrejt 10,6 mm) dhe më i rëndë (49 g kundrejt 34 g) se modeli standard dhe mbështet karikimin magnetik me valë.

Amazfit GTR 4 Limited Edition vjen në një ngjyrë të vetme të zezë dhe kushton 249,99 dollarë (50 dollarë më shumë se modeli i zakonshëm).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore