Sport

Allegri vendos pikat mbi ‘i’, Morata qëndron, Ramsey largohet


Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka folur për mediat të mërkurën e 5 janarit, para sfidës me Napoli-n që pritet të zhvillohet të enjten në “Allianz Stadium”.

Nga deklarata e livornezit është lënë të kuptohet se sulmuesi Alvaro Morata, i lidhur ngushtë me një kalim te Barcelona në këtë merkato do të qëndrojë.

Gjithashtu 54-vjeçari ka folur edhe për Aaron Ramsey-n. Një lojtar që shikohet gjithnjë e më larg Juventus-it.

“Nuk do të startojë (Morata). Vitin e kaluar, ai shënoi 21 gola dhe këtë vit shënoi shtatë pa penallti”, tha Allegri.

“Alvaro është një lojtar i rëndësishëm dhe unë jam i lumtur. Kam biseduar me dhe unë i thashë ‘mos ik’, kështu që ai mbetet entuziast. Duhet të jetë i qetë”.

“Ramsey u kthye sot pas lejes për të shkuar në Angli, megjithatë, ai është një lojtar në largim”, shtoi tekniku.

Më pas, duke folur për ndeshjen me Napoli-n, Allegri konfirmoi rikthimin e Paulo Dybala-s dhe Federico Chiesa-s. Leonardo Bonucci rrezikon të humbasë edhe finalen e Superkupës me Inter-in që do të luhet më 12 janar në “San Siro”.

Kjo për shkak të infektimit me coronavirus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore