Film

“All the Beauty and the Bloodshed” rrëmben Luanin e Artë në Venezia – Farrell e Blanchett, dy aktorët më të mirë


Më shumë se sa një film i mirëfilltë, është një dokumentar me metrazh të gjatë, ai i cili rrëmben këtë vit Luanin e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venezia.

Krijimi i regjisores amerikane Laura Poitras, “All the Beauty and the Bloodshed”, sjell në jetë dhe eksploron thellësitë e karrierës së Nan Goldin, fotografes së famshme amerikane dhe rënien e familjes Sackler, një brez brilant farmacistësh, të cilët sollën edhe atë që njihet sot gjerësisht si “kriza e opioideve në SHBA”.

Një fitore kjo, tërësisht e papritur në Venezia.

Nga ana tjetër, nuk zhgënjyen aktorët e mëdhenj në Venezia, me dy çmimet kryesore të rrëmbyer nga Colin Farrell dhe Kate Blanchett.

Respektivisht, Farrell mban mbi shpinë rolin kryesor në filmin e Martin McDonagh, The Banshees of Inisherin, ndërsa Blanchett, atë në filmin Tar, nga regjisori Todd Field.

Regjisori më i mirë i bienales u shpall italiani Luca Guadagnino, i cili çoi në shtëpi Luanin e Argjendtë për filmin Bones and All.

Regjisorja më e mirë (çmimi i jurisë së madhe), u shpall Alice Diop, për filmin Saint Omer, duke marrë po ashtu Luanin e Argjendtë.

Skenografia më e mirë i takoi Martin McDonagh, për The Banshees of Inisherin.

Nga ana tjetër, çmimi i veçantë i jurisë i shkoi filmit Khers Nist nga regjisori iranian Jafar Panahi.

Vlerësim pati edhe për aktorët e rinj, ku çmimin e posaçëm, Marcello Mastroianni, e rrëmbeu aktorja Taylor Russell, për rolin e saj në Bones and All.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore