Lajme

Alexei Navalny është terrorist, për Rusinë


Alexei Navalny, për Kremlinin, është zyrtarisht terrorist, duke u futur në regjistrin e ekstremistëve të vendit.

Kjo masë e fundit, është një goditje e vërtetë për çdo kritik të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nuk kursen tashmë as armikun e tij të fundit nga përcaktimi i tillë, pasi e burgosi më 17 janar 2021, kur Navalny u kthye nga Gjermania drejt Rusisë me vullnet të plotë, edhe pse ishte kërkuar eliminimi i tij me një lëndë kimike, të quajtur Novichok.

Russian opposition leader Alexei Navalny stands in a dock in the Babuskinsky District Court in Moscow, Russia, Saturday, Feb. 20, 2021. A Moscow court on Saturday considered Navalny’s appeal against his prison sentence as the country faced a top European rights court’s order to free the most prominent Kremlin foe. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Tetë aleatë të tjerë të Navalnyt, janë futur po ashtu në listën famëkeqe.

Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar të Rusisë, është organi i cili e kërkoi këtë gjë, duke i bllokuar po ashtu dhe llogaritë bankare si edhe çdo formë financimi.

Faktikisht, edhe pse në burg, fondacioni i Navalnyt, ka vijuar të bëjë publikime kundër figurës së Putinit. Sipas tyre, ky i fundit gëzon pasuri të panumërta në vlerën e miliardave, në kurriz të qytetarëve rusë.

Vetë Navalny, kohën e burgimit e ka me dy vjet e gjysmë, për shkelje të rregullave të lirimit me kusht. Por, me këtë përcaktim nuk dihet nëse ai mund të vuajë një shtesë të dënimit.

Rritje të presioneve nga ana e Moskës, ka edhe për mediat lokale, të cilat kërkojnë transparencë për situatën.

Por, me vëmendjen e përqendruar kryesisht në Ukrainë, në konfliktin e radhës në kufi, tek Navalny dhe padrejtësitë ndaj opozitës në Rusi, nuk po hidhen shumë sy.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore