Kulturë

“Albania” mbishkrimi në kupat antike të sapozbuluara


Arkeologët janë habitur nga një zbulim arkeologjik i pazakontë i disa kupave të lara me flori të kuq. Në brendësi të njërës prej kupave shkruhej mbishkrimi “Albania”, inicialet dhe një numër.

Banori në fshatin Hubinë, Sllovaki teksa ishte duke mbledhur kërpudha, gjeti nën tokë kupat e veçanta, me përmbajtje të lartë bakri.

Sipërfaqja e të dy kupave  është e mbushur dendur me unaza të vogla të farkëtuara, duke krijuar një efekt vezullues.

Ata besojnë se do të arrijnë të zbulojnë edhe më tepër rreth origjinës së objekteve, ndërsa në të njëjtën kohë i bëjnë thirrje banorëve të zonës, që nëse kanë gjetur objekte të ngjashme, t’i dorëzojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore