Përballje

Alaves befason Atletico Madrid-in


Alaves ka befasuar kampionët e Spanjës, Atletico Madrid-in, duke i mposhtur me rezultat 1:0,

Dueli filloi në anën e Alaves pasi ata shënuan në minutën e katërt me anë të mbrojtësit Victor Laguardia.

Pas golit të shënuar nga Alaves, ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Atletico Madrid-i, por pavarësisht mundësive të shumta, ata nuk e gjetën golin e barazimit.

Madrilenët sulmonin portën e Alaves gjatë gjithë kohës, por këta të fundit vendosën të mbrohen fuqishëm, dhe të luajn vetëm me kundërsulme.

Para kësaj ndeshje Alaves kishin zero pikë, ata shpërthyen në gëzim pasi këto ishin pikët e tyre të para të fituara në gjashtë ndeshjet e luajtura në sezonin e ri.

Momentalisht, Atletico Madrid-i ndodhen ende në pozitën e dytë, por Sevilla e Real Sociedad-i do ta kenë mundësinë t’i kalojnë pasi kanë ndeshje më pak.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore