Sport

Akuzat për sulm seksual, ja pse Nike ndërpreu marrëveshjen me Neymar-in


The Wall Street Journal raporton se marka e njohur ndërkombëtare e veshjeve sportive, Nike, ka ndërprerë marrëveshjen me yllin brazilian Neymar, pas akuzave që i janë bërë këtij të fundit për sulm seksual.

Të enjten, Nike Inc deklaroi se i ka dhënë fund partneritet të tyre me Neymar-in vitin e kaluar, sepse braziliani refuzoi të bashkëpunonte për hetimet e ngritura kundër tij, ku një punonjëse e kompanisë Nike, pretendonte se ai e ka sulmuar seksualisht.

Kompania më e madhe në botë e prodhimit të veshjeve sportive deklaroi se, një punonjëse e kishte treguar ngjarjen në një forum të brendshëm të kompanisë, në 2018.

Ajo kishte thënë se gjithçka kishte ndodhur në 2016.

Nike ishte përgatitur për të hetuar çështjen në atë kohë, në 2018, por respektuan kërkesën e saj për ta mbajtur çëshjten konfidenciale dhe nuk hetoi deri në 2019, kur ajo shprehu dëshirën për të rihapur çështjen dhe për ta ndjekur ligjërisht.

Por, babai i Neymar-it akuzoi kompaninë Nike për “shantazh”, çka e kishte bërë edhe me yje të tjerë të sportit, si Cristiano Ronaldo dhe Kobe Bryant.

Autoritetet braziliane pushuan çështjen e Neymar-it, duke përmendur mungesën e provave dhe, më pas, u akuzua punonjësja për shpifje, zhvatje dhe mashtrim procedurial, por në 2020-s pushoi e gjitha si çështje.

Neymar-i dhe Nike ndërprenë kështu marrëveshjen pas 15 vitesh dhe, në shtatorin e 2020-s, braziliani nënshkroi kontratën e re me kompaninë tjetër të veshjeve sportive “Puma”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore