Lajme

Aksident në rrugën Deçan-Gjakovë, lëndohen dy persona


Ilustrim.

Të mërkurën e 11 majit, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Deçan-Gjakovë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Albanian Posot e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:15, në rrugën Deçan – Gjakovë ka ndodhur një aksident në mes një traktori dhe veture. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Gashi për AP.

Policia e Kosovës.

Ndër të tjera, bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njëri nga ta është pak më rëndë, por sipas mjekut kujdestar për momentin është jashtë rrezikut për jetë”.

Ndërsa, shtoi se me këtë ngjarje janë duke u marrë njësitet e nevojshme policore të cilët janë duke kryer hetimet e mëtutjeshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore