Futboll

Agolli dhe Bardiç themelojnë akademi futbolli në New York – AB7 Soccer


Pasi u shpërngulën në SHBA për t’u bashkuar te klubi i New York Cosmos, 39 vjeçari Ansi Agolli dhe 29 vjeçari Bljedi Bardiç, kanë themeluar akademinë e tyre të futbollit, në Staten Island të New York-ut.

Akademia është emëruar “AB7 Soccer”. Gërmat “A” dhe “B” përfaqësojnë inicialet e secilit prej tyre [Ansi dhe Bljedi], ndërsa numëri “7” është numëri i fanellës që kanë veshur kur kanë luajtur futboll jashtë vendit.

Udhëtimi drejt Amerikës, i cili kish në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës por dhe pasurimin e eksperiencës së tyre si futbollistë profesionist, i dha shkas të realizojnë ëndrrën e tyre.

“Gjithmon kemi pasur idenë dhe pikësynimin e hapjes së një akedemia futbolli dhe qershorin që kaloi [2020], ramë dakort”, ka thënë Bljedi për silive.com

Aktualisht të dy luajnë me New York Cosmos dhe njëkohësisht menaxhojnë akademinë.

“Akademia e futbollit AB7 Soccer është vendi ku unë mund të përcjell eksperiencën, diturinë dhe dëshirën për të rritur rininë që dëshiron luajë në fushën e gjelbërt”, u shpreh Agolli.

Bljedi Bardiç në të majtë dhe Ansi Agolli në të djathtë – brenda hapësirave të AB7 Soccer

Lidhjet që kanë krijuar gjatë karrierës së tyre, sidomos në New York, me emra si: Frank Lampard, David Villa dhe Andrea Pirlo, të cilët i kanë shërbyer për të përftuar edhe më shumë eksperiencë e, për të zgjeruar kontaktet bashkëpunuese.

Gjatë muajit shkurt dhe mars, academia AB7 Soccer do planifikoj provat e organizuara.

“Çdo fëmijë në Staten Island është i mirëpritur ta provojë akademinë tonë”, shprehet Bardic.

Akademia AB7 ndodhet në 215 Schmidts Lane në Castleton Cornes të Staten Island, New York City, SHBA. Programi stërvitor i tyre fokusohet më së shumti te student nga gjashtë deri në 14 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore