Për herë të parë dhe të fundit, Manchester City arrinte gjysmëfinalet e Champions League në sezonin 2015/16.
Pesë vite më pas, për herë të parë me Guardiola-n, qytetarët ja dalin mbanë përsëri.
Nuk ishte e lehtë, por sipërfaqësisht nuk ishte as e vështirë.
Dy fitore me rezultat identik në dy ndeshjet çerekfinale, 2-1 në “Etihad” dhe 1-2 në “Signal Iduna Park”.
Në të dyja ndeshjet, njeriu i njejtë shënoi golin e fitores, super talenti, Phil Foden.
Golin e pjesës së parë të fantazistit 17-vjeçar, Jude Bellingham, që për gati 45 minuta e emëronin Dortmund-in gjysmëfinalist, e zhvlerësuan Mahrez nga penalltia dhe Foden me një goditje shumë të bukur nga vija e zonës.
Një gjysmëfinale e “sheikëve”, mes Manchester City-t dhe Paris Saint-Germain.
Skuadra e Guardiola-s vazhdon ëndrrën për suksesin e katërfishtë këtë sezon.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës