Pas eleminimit të mbrëmshëm përballë PSG-së, duket se ka ardhur koha që gjithçka të zgjidhet te Bayern Munich-u.
Si fillim, futbollistët e tyre duket se kanë në fokus të zgjedhin destinacionin për të ardhmen.
I pari në radhë që do t’i japë lamtumirën “Allianz Arena-s” është David Alaba.
Gazetari i famshëm italian, që specialitet ka transferimet e mëdha, Fabrizio Romano, sot ka kumtuar një lajm të madh.
“David Alaba është 99% i gatshëm që t’i bashkohet Real Madrid-it, ai është 99% futbollist i Real Madrid-it”, tha Fabrizio.
Alaba do t’i bashkohet Real Madrid-it me parametra zero, pasi nuk rinovoi kontratën me bavarezët.
Krejt çfarë ka mbetur të zgjidhet janë detajet e kontratës.
Alaba njihet për gjithëanshmërinë dhe shkathtësinë e tij. Ai është i gatshëm dhe luan mirë në shumë pozita të ndryshme.
Me të ardhmen e Ramos-it që është ende në ajër, nënshkrimi me austriakun Alaba do të jetë shumë i mirëpritur për Zidane-n dhe skuadrën e tij.
Futbollisti më në fund po realizon ëndrën e tij, thotë Fabrizio. Ajo ishte që të luaj për njërin nga gjigantët spanjoll, Real Madrid apo Barcelona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës