Basha: Do të anulohet fiskalizimi për bizneset/ Do të rikthejmë cilësinë e barnave
“Fiskalizimi do të anulohet. 600 deri në 2 mijë euro në vit do të kursejë biznesi nga tarifa e fiskalizimit”.
Kështu u shpreh në një takim me disa profesionistë të lirë në njësinë shtatë, Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mëngjesin e 13 prillit.
Kryedemokrati tha se biznesi i vogël nuk do të paguaj më shumë se 0.5% të xhiros tatimore.
“Taksat nuk do të ndryshojnë për 4 vjet. Tatim mbi të ardhurat 9%, sigurime shoqërore 18%”.
Në veçanti ai u ndal te shërbimi dhe furnizimi me ilaçe nga farmacitë.
“Në reformën tonë shëndetësore pa diskutim rimbursimin sipas diagnozës. Ne do të rikthejmë cilësinë e barnave dhe do të kthejmë një kriter, ku çdo pacient shqiptar do të kurohet vetëm me medikamente të aprovuar nga agjencitë e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Japonisë dhe Australisë”.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill 2021. Fushata zgjedhore ka nisur më 25 mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shea për Albanian Post: Terroristët duhej arrestuar, të bëhet e qartë kush saktësisht negocioi ikjen e tyre të prirë nga Radojiçiçi
-
Basha ironizon Ramën për takimin në Milano: Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg
-
Shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra e bashkimit me Evropën demokratike, thotë Rama