E diela në NBA kishte një dramë të jashtëzakonshme.
Këtë të diel kishte lojtarë që i fituan ndeshjet ekipeve të tyre, dhe nga ata që i humbën ndeshjen me driblime skandaloze.
Dueli mes Dallas Mavericks dhe San Antonio Spurs ishte fantastik e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.
Spurs fituan përballë Mavericks me rezultat 121:119.
E gjithë ndeshja ishte e baraspeshuar, deri në sekondat e fundit ku DeMar DeRozan vendosi ta fitoi ndeshjen për Spurs me një gjuajtje vendimtare.
DeMar. Calls. Game. #GoSpursGo pic.twitter.com/m1ApB2gPBv
— NBA (@NBA) April 12, 2021
Te Spurs më të mirët ishin DeMar DeRozan me 33 pikë e 8 asistime dhe Dejounte Murray me 25 pikë, 5 kërcime e 5 asistime.
Ndërsa te Mavericks më të mirët ishin Kristaps Porzingis me 31 pikë e 15 kërcime dhe Luka Doncic me 29 pikë e 7 asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=TbZ_HoUHqmo&ab_channel=MLGHighlights
Ndeshja mes Toronto Raptors dhe New York Knicks ishte drmatike e cila përfundua me fitore të Knicks.
New York Knicks fituan ndeshjen me rezultat 102:96.
Toronto Raptors patën një rikthim fantastik në çerekun e tretë pasi në pjesën e parë Knicks kishin një epërsi prej 14 pikëve.
Në çerekun e tretë, Raptors ngushtuan epërsinë në dy pikë, kanadezët po ashtu morrën edhe epërsinë në çerekun e katërt por kjo nuk i zgjati shumë.
Në sekondat e fundit të lojës ku rezultati ishte 98:96 në favor të Knicks, Pascal Siakam bëri një gabim skandaloz ku bëri gabim në hapa për të humbur ndeshjen përfundimisht.
https://twitter.com/TheNBAHustle/status/1381438304428584963?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1381438304428584963%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2FTheNBAHustle2Fstatus2F1381438304428584963widget%3DTweet
Më të mirët te Knicks ishin Julius Randle me 26 pikë e 8 kërcime dhe RJ Barret me 19 pikë.
Ndërsa te Raptors më të dalluarit ishin Gary Trent Jr me 23 pikë, Kyle Lowry me 19 pikë, 7 kërcime e 6 asistime dhe Chris Boucher me 17 pikë e 14 kërcime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE