Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, këtë të shtunë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shpalosur prioritetet e dikasterit të cilën ai e drejton.
Një ndër qëllimet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes për 12 muajt e ardhshme do të jetë investimi në sisteme moderne të armatimit.
Përveç kësaj zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore e kapaciteteve të inteligjencës do të jenë ndër prioritetet e kësaj Ministrie, sipas Maqedoncit.
“Ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes. Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera përcjellës për funksionalizimin e Agjencisë. Hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar në draft-koncept dokumentin për Komponentin Rezervë të FSK-së. Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë së Mbrojtjes. Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes. Zgjerimi i Infrastrukturës. Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, do të jenë ndër prioritetet e tjera të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 171-të të Qeverisë së Kosovës, kishte bërë të ditur se buxheti i Republikës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.
Nga kjo shumë mbi 153 milionë euro janë ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në anën tjetër kanë pranuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për blerjen e raketave anti-tank, Javelin dhe pajisjeve të tjera përkatëse në vlerë prej 75 milionë dollarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Renovimi në dy ndërtesa të QKUK-së do të kursej energji për 50%, thotë Rizvanolli
-
Balla takon homologun italian: Bashkëpunimi është në nivelin më të lartë dhe më efikas
-
Operacion antidrogë në Itali dhe Shqipëri, shkatërrohet organizata e dy vëllezërve shqiptarë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj tre serbëve të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë