Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me mbështetjen e Bashkimit Evropian ka deklaruar se thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje është duke vazhduar.
Rizvanolli, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka sqaruar kriteret për aplikim.
“Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) me mbështetjen e European Union in Kosovo vazhdon të jetë e hapur”.
Ajo tutje ka sqaruar se si do të bëhet subvencionimi për pajisje.
“Aplikoni për pajisjet efiçente për ngrohje: Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€, Kondicioneri/ klima efiçente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€”.
“Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€, Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€”.
Ndërsa, ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.
Thirrja për fazën e parë është e hapur deri më 12 dhjetor 2023.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte ftuar bizneset që të investojnë në pajisje efiçiente për ngrohje si pompë termike, kondicionerë, kaldajë me biomasë dhe stufa individuale me biomasë, përmes subvencionimit të Qeverisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 persona, shkaktuan 3 milionë lekë dëm me ndërhyrjen në Vjosë
-
Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, pasi aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në ‘Milot-Morinë’
-
Konjufca e Gjeloshaj diskutojnë për influencën ruse në rajon
-
Welt publikon dokumentin sekret: Ukraina dhe Rusia ishin shumë pranë marrëveshjes në vitin 2022, por Zelensky dhe Putin nuk u ulën në tryezë
Lajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri