Elon Musk ka njoftuar se kompania Tesla do të integrojë chatbotin me Inteligjencë Artificiale (IA) “Grok” në automjetet e saj elektrike.
“Grok” është një chatbot me AI i zhvilluar nga startupi x AI i Muskut që është publikuar në fillim të nëntorit për disa individ të caktuar.
Startupi xAI është themeluar këtë vit, Musk deklaroi se kjo kompani do të bashkëpunojë ngushtë me Tesla-n.
Projekti i parë i këtij startupi është një chatbot i ngjashëm me ChatGPT.
Elon Musk theksoi se komandat zanore brenda automjeteve të Teslas do të jenë fokusi kryesor dhe do të paraqesë një përparim të natyrshëm brenda këtyre automjeteve elektrike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
4.4 dollarë në ditë – Shqipëria me kostot më të larta në Evropë të dietës ushqimore
-
Inxhinieria dhe mjekësia në rritje, shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë