Në një konferencë të shkurtër me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pati shumë lëvdata e aspak kritika për Qeverinë e Serbisë dhe shtetin serb, për të cilin tha se “është një nga vendet më të avancuar në rrugën evropiane”.
E se zgjerimi është prioritet politik dhe se Bashkimi Evropian dëshiron Serbinë si anëtare të, ka thënë një ditë më pas eurodeputeti sllovak, Vladimir Bilçik.
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Bilçik, ka thënë se është shumë e qartë se zgjerimi është prioriteti kryesor politik i Unionit.
Duke komentuar vizitën e von der Leyen në Beograd e cila tha se “ne duam që Serbia t’i bashkohet unionit” dhe se “oferta është e bazuar në besim, është premtim për paqe dhe prosperitet dhe është shans i veçantë”, Bilçik potencoi se koha e vizitës së saj në Beograd është jashtëzakonisht e rëndësishme, meqë çështja e zgjerimit do të jetë çështja kryesore e agjendës në Bruksel javën e ardhshme.
“Gjatë vizitës së saj në Beograd, Ursula von der Leyen ishte e qartë se BE-ja dëshiron që Serbia të anëtarësohet, por se ajo ka ende shumë gjëra për të përmbushur, veçanërisht në aspektin e harmonizimit të politikës së jashtme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri
-
Kosova pa injeksionin kryesor për të trajtuar çrregullimin e trombociteve, MSH-ja fajëson operatorët
-
Kosova jashtë agjendës së KiE-së – Tahiri kërkon dorëheqjen e Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri