OpenAI ka bërë një njoftim se ChatGPT do të kërkojë informacione aktuale në internet për ju dhe do t’ju japë përgjigje të marra nga burime të besueshme dhe të njohura.
Ky funksion, quhet “Browese with Bing,” aktualisht është i disponueshëm vetëm për abonuesit e niveleve Plus dhe Enterprise, por kompania planifikon ta ofrojë atë për të gjithë.
ChatGPT can now browse the internet to provide you with current and authoritative information, complete with direct links to sources. It is no longer limited to data before September 2021. pic.twitter.com/pyj8a9HWkB
— OpenAI (@OpenAI) September 27, 2023
OpenAI demonstron se si kjo veçori funksionon përmes një GIF-i në një postim në rrjetin social. Përdoruesi mund të drejtojë pyetje chatbotit dhe pastaj ChatGPT do të kërkojë në internet për informacion relevante, të cilat do t’i përdorë në bisedën me përdoruesin.
Gjithashtu, chatboti do të bashkëngjitet edhe me linkun e burimit origjinal nëse përdoruesi dëshiron të lexojë më shumë.
Ky zhvillim e bën të mundur që ChatGPT të furnizojë informacion aktual dhe të besueshëm nga interneti, duke siguruar burime. Kjo është një ndryshim i rëndësishëm pasi nuk kufizohet më në të dhëna deri në shtatorin e vitit 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Përgatitja për Zgjerim – Kontributet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një konferencë
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë