Sulmuesi spanjoll, Ansu Fati, këtë sezon do të jetë lojtar i Brighton & Hove Albion.
Kjo pasi që ekipi i deritanishëm, Barcelona, ka arritur marrëveshje me klubin anglez, për një huazim të lojtarit deri më 30 qershor 2024.
Marrëveshja në mes të Blaugrana-ve dhe Brighton-it nuk ka asnjë mundësi për një transferim të përhershëm, pra pa një opsion blerjeje.
Sipas marrëveshjes së dy klubeve, sulmuesit të krahut të majtë, ekipi anglez do t’ia paguajë 80 për qind të pagës.
20 vjeçari, që mbron ngjyrat e kombëtares spanjolle ka qenë një produkt i akademisë së klubit katalonas.
Që nga debutimi i tij, si 16 vjeçar në gusht të vitit 2019, Fati ka bërë 100 paraqitje për gjigantët e La Ligas.
Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi tha se “jam shumë i kënaqur, është një lojtar i madh”.
“Ne jemi me fat sepse kemi shumë lojtarë të rinj, lojtarë potencialë të mirë dhe do të jetë një përgjegjësi më shumë”, ka thënë De Zerbi.
“Nëse punon me këtë talent, ke shumë përgjegjësi sepse është trashëgimia jonë e futbollit dhe ne nuk mund të bëjmë gabime me këta lojtarë, sepse futbolli ka nevojë për këtë talent dhe duhet ta menaxhosh në mënyra të ndryshme”.
Ansu, i cili bëri 36 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar kur Barcelona siguroi titullin e parë për katër vjet, iu bashkua akademisë së famshme të klubit La Masia në moshën 10-vjeçare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
-
Klauzola e lirimit të Zirkzee është e vlefshme për të gjitha klubet e interesuara
-
Man United ka gati 55 milionë paundë për objektivin kryesor të mbrojtjes
-
Nga Italia: Juventus-i do të shkarkojë Allegri-n para fundit të sezonit
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
“Plani i Rritjes do të sjellë rezultate në rajon”
-
Rruga e Ballkanit Perëndimor njeh rënien më të madhe të kalimeve të parregullta
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik