Nga e premtja e 25 gushtit, prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore të fëmijëve të tyre.
Për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore do të ndahen 80 euro.
Kurse për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 nga 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
Po ashtu, është raportuar se libraritë akoma as që janë furnizuar me tekste shkollore.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arbërie Nagavci, nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook” të enjten, pas dështimit për t’i siguruar tekstet shkollore, ka udhëzuar prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se çfarë libra duhet të blejnë për nxënësit filloristë.
“Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese, ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme, andaj ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, ka thënë ministrja Nagavci, ndërsa ka folur edhe për procesin e rimburësimit.
Në njoftimin e saj, ajo ka bërë me dije se të premten do hapet aplikimi për rimburësimin e mjeteve për blerjen e librave të 227 mijë e 984 nxënësve filloristë, ndërsa paratë parashihet t’iu dalin prindërve në xhirollogaritë bankare që nga fillimi i javës së ardhshme.
Ministrja Nagavci, dështimin për t’i furnizuar nxënësit me tekste shkollore, kur kanë mbetur më pak se 10 ditë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, vazhdimisht është munduar ta arsyetojë me premisën se shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime të larta për blerjen e librave të filloristëve.
Ata kanë pretenduar se me inciativën që t’i ngarkojë prindërit me blerjen e teksteve shkollore e pastaj t’ua rimbursojnë paratë përmes platforës online “eKosova”, duke prishur kështu zinxhirin dekadash të blerjes së librave, po e kursejnë buxhetin e shtetit dhe po i denoncojnë çmimet e larta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako
-
Çela në Komisionin e Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses, infrastruktura problem për t’u zgjidhur
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike