Një 36 vjeçar, pronar i një lokali në qytetin e Fierit është vendosur në pranga, pasi është konstatuar teksa kishte përshtatur ambjentin e lokalit për prodhim të lëndëve narkotike.
Në lokalin në lagjen “29 Nëntori”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Fier, kapën në flagrancë 1 kilogramë e 140 gramë fara kanabisi, si dhe 650 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, e bërë gati për t’u ndarë në doza.
Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1 mijë e 400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.
Operacioni policor i koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.
Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Pajisja me dokumentacion për mjetet lundruese, domosdoshmëri për një sezon të sigurt
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
National Geographic: Udhëtoni nëpër zemrën blu – të egër – të Shqipërisë