Kusari-Lila mohon të ketë pasur kontakte me Radojiçiçin: S’e kam numrin e tij – përpjekje për të njollosur pushtetin
“Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radojiçiçin”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u përgjigjur për publikimin e përgjimit ku ajo dëgjohet tek koordinohet me antarin e Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – Slavko Simiç.
Në atë përgjim, flitet për takime dhe koordinime që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radojiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë.
“Për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiç dhe Slavko Simiç”, ka thënë përçartazi Kusari-Lila edhe pse në përgjim dëgjohet duke e konfirmuar se ka pasur bisedë me kriminelin e kërkuar nga organet e rendit për rreth “2-3 minuta”.
Kusari-Lila ka thënë se kontakti me ish-deputetin serb ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligjeve: Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, ndërsa ka mohuar të ketë pasur kontakt me dikë tjetër nga Lista Serbe.
“Komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcjellë këtë komunikim: Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale”, ka thënë ndër të tjera Kusari-Lila.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli shkon edhe më tej në Rafah duke sfiduar opinionin ndërkombëtar
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Komandanti i KFOR-it kërkon nga Kurti e Sveçla që të shmangen veprimet e njëanshme
-
Politikani katalunas: Spanja hipokrite dhe me standard të dyfishtë – njeh Palestinën, por jo edhe të drejtën e kosovarëve për shtet
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara