Ndeshjet e së shtunës përfunduan me fitoren e favoritëve ku java e 25-të përfundoi me fitore të Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës.
Golden Eagle Ylli fitoi ndeshjen përball prishtinasve me rezultat të ngushtë 86:81.
Me këtë ndeshje të humbur, prishtinasit rrezikojnë seriozisht rënjën nga superliga. Ata ndodhen në pozitën e shtatë, me vetëm dy fitore para pozitës së fundit, Vëllaznimit.
Pjesa e parë mbaroi me epërsi prej 10 pikëve nga therandasit, por Prishtina arriti të përmbys rezultatin në çerekun e tretë.
Megjithatë, therandasit nuk e lëshuan këtë ndeshje duke triumfuar në fund.
Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin Lg Gill me 30 pikë dhe Mitchell Wilbekin me 16 pikë e 6 asistime.
Ndërsa te prishtinasit më të mirët ishin Nigel Jonson me 21 pikë e 6 asistime dhe Fisnik Rugova me 13 pikë e 6 kërcime.
Kurse ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës përfundoi me dominim total të këtyre të fundit ku fituan me rezultat 79:65.
Më të dalluarit te skuadra e Pejës ishin Brandon Walters me një performancë dominonte prej 32 pikëve dhe 24 kërcime, po ashtu kontriboi edhe Laron Dendy me 15 pikë e 5 kërcime.
Ndërsa më të mirët te prizrenasit ishin Christian Lutete me 13 pikë e 6 kërcime dhe Musab Mala me 12 pikë.
Golden Eagle Ylli ka 16 fitore e 9 humbje dhe ndodhet në pozitën numër 2.
Kurse Sigal Prishtina po kalon formën më të keqe në histori ku ka 9 fitore e 16 humbje dhe ndodhet në pozitën numër shtatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com