Priten ndryshime në Ligjin për Zgjedhje, parashihet që një votues mund të zgjedhë 10 kandidatë për deputetë
Komisioni për Legjislacion ka miratuar dhe proceduar për në kryesinë e Kuvendit të Kosovës Ligjin për Zgjedhje Parlamentare, përmes të cilit janë paraparë disa ndryshime të këtij ligji, të cilat pritet që të miratohen në Kuvend.
Disa prej ndryshimeve që parashihen të bëhen në këtë ligj i ka treguar shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Legjislacion.
Një ndër pikat parasheh që heshtja zgjedhore të hiqet; të vlejë vetëm në ditën e zgjedhjeve, pra nga afati i hapjes së qendrave të votimit (07:00) dhe të zgjasë deri në mbyllje të procesit zgjedhor (19:00).
“Kufizimi i certifikimit të kandidatëve për deputet-vetëm ata që në 3 vitet e fundit janë dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale me burg efektiv 1 e me shumë vjet;
Vota preferenciale. Votuesi ka të drejtë të votojë deri në 10 kandidatë për deputetë”, janë dy nga pikat tjera.
Si pikë tjetër është paraparë që “numërimi i votave për Parti Politike, i kandidatëve për kryetarë komunash bëhet në vendvotime, (në ditën e zgjedhjeve) ndërkaq vota për kandidatë për deputetë dhe asamblistë, në qendrat komunale të votimit. (të nesërmen)”.
“Votimi në diasporë, bëhet me postë në kuti postare në Kosovë, në kuti postare në diasporë dhe fizikisht në përfaqësi diplomatike, ku ka kushte”, është një nga ndryshimet e tjera.
Po ashtu, parashihet që zgjaten ankesat e partive politike dhe të kandidatëve nga 24 orë sa ka qenë, në 48 orë.
“Nuk kufizohet afishimi i materialeve publicitare elektorale në 100 metra vijë ajrore siç ka qenë deri tash. Ajo kufizohet vetëm brenda qendrave të votimit dhe në oborret e qendrave të votimit”, vazhdon pika tjetër.
Ndërkaq, Tahiri nënvizoi se përveç këtyre parashihen edhe disa ndryshime të tjera, që sipas tij “do ta ngrisin cilësinë e zgjedhjeve në Kosovë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
LVV-ja sulmon gazetarët në një video propagandistike, pas raportit që zbuloi se Radoiçiçi u la të ikte
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg
-
Basha ironizon Ramën për takimin në Milano: Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë
-
Arrestohet 21-vjeçari, pasi përplasi për vdekje këmbësorin në Sauk
Lajmet kryesore
-
Shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra e bashkimit me Evropën demokratike, thotë Rama
-
Basha ironizon Ramën për takimin në Milano: Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg
-
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës: Prishtina s’po e themelon Asociacionin