Në Gramsh, këtë të martë të 16 majit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku për pasojë një adoleshent ka ndërruar jetë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”.
Nga informacionet bëhet me dije se pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën shtetasi me iniciale F. B., në klasën e nëntë.
Ndërsa i plagosuri është 15-vjeçari, M. L..
Referuar mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do te niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sakaq, mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në vend.
“Rreth orës 13:30, në lagjen Sport 2, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve”, ka njoftuar policia.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, katër adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç.
Këta të fundit do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli shkon edhe më tej në Rafah duke sfiduar opinionin ndërkombëtar
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Komandanti i KFOR-it kërkon nga Kurti e Sveçla që të shmangen veprimet e njëanshme
-
Politikani katalunas: Spanja hipokrite dhe me standard të dyfishtë – njeh Palestinën, por jo edhe të drejtën e kosovarëve për shtet
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara