Lideri i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të cilët ende nuk kanë votuar që të paraqiten pranë qendrave të votimit dhe të votojnë, “si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vetes, vendit dhe familjes së tyre”.
“Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narko-administrata (narko-shteti) është e destinuar të dështojë”, theksoi fillimisht ish-kryeministri.
Ai falënderoi përzemërsisht të gjithë qytetarët të cilët janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.
Sipas Berishës, këta qytetarë kanë kryer një detyrë kushtetuese mjaft të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre.
Në përmbyllje, ai denoncoi se “Policia e Shtetit e ka marrë pushim sot, por ju votoni si njerëz të lirë”, ishte thirrja e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bashkëpunimi Shqipëri-Britani në drejtësi po njeh zhvillime pozitive, thotë Manja pas takimit me King-Smith
-
Pas kalimit të rezolutës antikorrupsion, PS voton të enjten edhe Komisionin e Posaçëm
-
Meloni mbron sërish Ramën: Është sulmuar padrejtësisht, projekti në Shqipëri po përparon
-
Begaj pret drejtoren e Korpusit të Paqes, vlerësohet angazhimi vullnetar amerikan në Shqipëri