Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të hënën do t’i drejtohet popullit serb dhe siç raportojnë mediat e afërta me regjimin atje, do të propozojë dorëheqjen e tij dhe të kryeministres serbe, Ana Bërnabiç. Rrjedhimisht, mbajtjen e zgjedhjeve të parlamentare dhe presidenciale.
Të shtunën është mbajtur mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Partisë Progresiste Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti serb, njëherësh udhëheqës i kësaj partie, i cili, sipas mediave serbe të afërta me pushtetin, ka propozuar tre variante për vendimet që pritet t’i marrë të hënën.
“Pranimi i dorëheqjes së të gjithë kabinetit qeveritar të Ana Bërnabiç-it; Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiç nuk do të kandidonte për president; Dorëheqja vetëm e presidentit”, shkruan “Informer” duke u thirrur në burime.
Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet në Asamblenë e Partisë Progresiste Serbe më 27 maj, shkruajnë tutje mediat serbe. Ato ndër të tjera shkruajnë se presidenti serb të hënën në mbrëmje do të shpallë “vendime të gjera politike që do ta ndryshojnë Serbinë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Komandanti i KFOR-it kërkon nga Kurti e Sveçla që të shmangen veprimet e njëanshme
-
Politikani katalunas: Spanja hipokrite dhe me standard të dyfishtë – njeh Palestinën, por jo edhe të drejtën e kosovarëve për shtet
-
Trump josh njujorkezët hezitues në mitingun e Bronx-it
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara