Qeveria shqiptare ka shpallur Lumin e Vjosës si Park Kombëtar, duke cituar Vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë të hënës.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Lumi i Vjosës në këtë mënyrë do të jetë parku i parë kombëtar i një lumi të egër të Evropës dhe i pashembullt për nga rëndësia ekologjike.
Me këtë akt do të mbrohen mbi 300 kilometër lumenj dhe përrenj, strehues të mbi 1 mijë e 100 speciesh, shumë prej të cilave konsiderohen të kërcënuara.
Më 13 qershor të vitit të kaluar u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit, për shpalljen e lumit të Vjosës si një “Park Kombëtar”.
Kështu do të niste bashkëpunimi me organizatën amerikane mjedisore “Patagonia”.
Të pranishëm në ceremoni ishin asokohe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ekspertët e organizatës shumë të njohur amerikane “Patagonia” dhe ministrja Kumbaro.
“Memorandumi i Mirëkuptimit, që nënshkruhet sot, kurorëzon martesën e pandashme të Natyrës me Njerëzit, si projekti ynë më i ri për një zhvillim të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Vjosës dhe pjesë e vizionit për zonat e mbrojtura në Shqipëri”, deklaronte Rama.
Kujtojmë që, Vjosa është lumi më i madh “i egër” i Evropës jashtë territorit të Rusisë.
Në shtator të vitit 2020, politikanët shqiptarë njoftuan publikisht krijimin e një parku kombëtar të lumit të egër Vjosa, i cili do të mbronte të gjithë rrjetin e degëve.
Sidoqoftë, që nga ajo kohë, qytetarët dhe aktivistët lokalë mbeten të alarmuar gjithnjë, me frikën e kompromiseve të fshehura.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotorr: Plani i Rritjes do të sjellë rezultate në rajon
-
Futbolli në Shqipërinë staliniste: 90 minutat e vetme kur njerëzit mund të jenë vetvetja
-
Felaj, thirrje për rikthim të hetimeve ndaj Strukturave për Mbrojtjen e Votës në PD
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotorr: Plani i Rritjes do të sjellë rezultate në rajon
-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik