Dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ishin interesante dhe me befasi.
Dueli mes Leipzig dhe Manchester City-t përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Gjithçka ishte e dominuar nga Manchester City, por nuk arritën të gjejnë fitoren.
Goli i parë erdhi në minutën e 27-të, të cilin e shënoi Riyad Mahrez.
Pas shumë minutave pa gola, në minutën e 70-të Joske Gvardiol shënoi golin e barazimit.
Ndeshja e radhës do të luhet në Manchester më 14 mars.
Në anën tjetër ndeshja mes Inter-it she Porto-s ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.
Dueli ishte i baraspeshuar dhe i mbyllur, ku asnjëra nga skuadrat nuk patën mundësi të shumta shënimi.
Në minutën e 78-të, Porto mbetën me një lojtarë më pak, pasi Otavio u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pak para përfundimit, në minutën e 86-të, Inter-i gjetën golin me anë të Romelu Lukaku-t.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet po ashtu më 14 mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE