Në vigjilie të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, parlamenti i Studentëve ka organizuar protestë.
Jo për problemet e studentëve, as vështirësive që mund të kenë, por kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Protesta është planifikuar të mbahet nga ora 16:00, duke nisur nga Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është njëra ndër temat më të “nxehta”, në tavolinën e dialogut Kosovë – Serbi.
Ushëheqësia e shtetit serb, krijimin e këtij Asociacioni e kërkon si pikë të parë të zbatimit, kusht ky për të vazhduar më tej bisedimet në Bruksel.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur gjithmonë kundër një asociacioni mono etnik, duke thënë se një shtet demokratik nuk i diskriminon pakicat, por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si vlerë shoqërore.
Edhe nëse kërkohet që me patjetër të bëhet Asociacioni, Kurti ditë më parë në Parlament paraqiti gjashtë kushte në të cilat Asociacioni do të krijohej.
Të hënën, në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë raportoi për dialogun Kosovë – Serbi, ku e bëri të qartë se plani franko-gjerman i është paraqitur në versionin final dhe nëse nuk e pranon do të futet në rrugë të konfrontimit me ta.
E një ndër pikat e këtij plani është edhe formimi i Asociacionit të Komunaveme Shumicë serbe.
Dokumenti i fundit i publikuar këtë 14 shkurt nga mediat në Kosovë për marrëveshjen e mbështetur në propozimin franko-gjerman, i cili ditë më parë u publikuar edhe nga gazeta Danas në Serbi, është publikuar nga Albanian Post për herë të parë me 12 nëntor të vitit të kaluar.
Në publikimin e Albanian Post, përveç neneve sqarohej edhe preambula e dokumentit dhe çfarë përmbante saktësisht.
AP në tekstin e 12 nëntorit sqaronte se po i referohej “një prej drafteve të para punuese”, por nga sa shihet edhe në publikimet e fundit, pothuajse asgjë nuk ka lëvizur nga ai draft i parë.
Ky udhërrëfyes, siç ka treguar kryeministri, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur për herë të parë në takimin e 20 janarit kur Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar vizituan Kurtin bashkë edhe me diplomatët gjermanë, francezë e italianë.
Më poshtë keni publikimin e Albanian Post me 12 nëntor.
Publikimi përtej neneve ka edhe shpjegimin e secilit prej tyre.
Albanian Post kishte publikuar më pas edhe një ekskluzive me 30 janar që fliste për sanksionet dhe hapat ndëshkues që presin palët nëse refuzojnë të japin një përgjigje pozitive.
Për të njëjtat ka folur kryeministri Kurti të hënën e 13 shkurtit, kur tregoi se si e kanë paralajmëruar ndërkombëtarët për pasoja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë