Lajme

Albanian Post kishte publikuar 4 muaj më parë draftin që është bërë publik kohëve të fundit për Marrëveshjen Bazë


Foto nga Albanian Post

Dokumenti i fundit i publikuar këtë 14 shkurt nga mediat në Kosovë për marrëveshjen e mbështetur në propozimin franko-gjerman, i cili ditë më parë u publikuar edhe nga gazeta Danas në Serbi, është publikuar nga Albanian Post për herë të parë me 12 nëntor të vitit të kaluar.

Në publikimin e Albanian Post, përveç neneve sqarohej edhe preambula e dokumentit dhe çfarë përmbante saktësisht.

AP në tekstin e 12 nëntorit sqaronte se po i referohej “një prej drafteve të para punuese”, por nga sa shihet edhe në publikimet e fundit, pothuajse asgjë nuk ka lëvizur nga ai draft i parë.

Dallimi i vetëm është se derisa në draftin e parë të publikuar nga Albanian Post shteteve respektive iu referoheshin nenet me emra “Kosova dhe Serbia”, tashmë ka një degradim duke i cilësuar vetëm si “palët”.

Gjithashtu, në draftin e fundit të publikuar është shtuar edhe një nen, i cili thotë se “të dyja palët angazhohen të respektojnë Udhërrëfyesin e Zbatimit të aneksuar në këtë marrëveshje”.

Ky udhërrëfyes, siç ka treguar kryeministri, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur për herë të parë në takimin e 20 janarit kur Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar vizituan Kurtin bashkë edhe me diplomatët gjermanë, francezë e italianë.

Më poshtë keni publikimin e Albanian Post me 12 nëntor.

Publikimi përtej neneve ka edhe shpjegimin e secilit prej tyre.

Marrëdhëniet diplomatike, një nga pikat kritike të “marrëveshjes pa njohje eksplicite” – disa modele si zgjidhje

 

Albanian Post kishte publikuar më pas edhe një ekskluzive me 30 janar që fliste për sanksionet dhe hapat ndëshkues që presin palët nëse refuzojnë të japin një përgjigje pozitive.

Për të njëjtat ka folur kryeministri Kurti të hënën e 13 shkurtit, kur tregoi se si e kanë paralajmëruar ndërkombëtarët për pasoja.

Ekskluzive – Dokumenti i Fundit: Nëse nuk nënshkruhet Marrëveshja Bazë do ketë bllokim të procesit integrues, ngrirje të mbështetjes, kthim prapa në raportet me Perëndimin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore