Legjitim apo jo mandati i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme?
Këtë dyshim do ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me kuorum të plotë tashmë, pas një kërkese të Partisë Demokratike për të shpallur anti-kushtetues vendimin e mazhorancës në një Komision Hetimor Parlamentar të ngritur, i cili nuk lejoi që kryediplomatja shqiptare dhe mandati i saj, të çohej në gjykatën më të lartë në vend.
Dilema duhet zgjidhur tashmë me seancën e 18 janarit, të planifikuar për t’u mbajtur në Kushtetuese dhe për të vendosur nëse kartonat e kuq të PS-së në komision, vlejnë apo jo.
E gjitha gjithsesi, vjen me krijimin e një momentumi të ri në dimanikën e të majtëve.
Një mbledhje e 16 janarit, do të shihte kritika karshi Xhaçkës, të bëra nga kreu i Qeverisë, Edi Rama, siç ka mësuar Albanian Post.
Shkaku, ka qenë etiketimi si “i dobët” i performancës së saj në krye të dikasterit të Punëve të Jashtme.
Në kondita të tilla tashmë, fjala e Kushtetueses duhet parë se për nga do të anojë, me pesë vota vendimtare për figurën e ministres, çështja e të cilës daton prej mesit të vitit 2022.
Si rrodhi çështja?
Kërkesa ka ardhur nga 15 deputetë të opozitës për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
Më 1 korrik, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh për të dytën herë për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të kryediplomates si deputete.
Në mbledhje u vendos që të thirrej ministrja Xhaçka për të dhënë qëndrimin e saj.
Kërkesa e deputetëve demokratë erdhi për faktin se një subjekt privat, të cilin e menaxhon bashkëshorti i Xhaçkës, ka marrë statusin e “investitorit strategjik”.
Kjo, për të zhvilluar një projekt në bregdetin e Himarës, duke marrë kështu pronën publike për 30 vjet.
Sipas tyre, ka pasur favorizime për shkak të detyrës që Xhaçka ka në kabinetin qeveritar.
Kujtojmë që Xhaçka e nisi karrierën politike në vitin 2009 si deputete e PS për Qarkun e Korçës.
Në mars të vitit 2017, ajo mori drejtimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – post të cilin e mbajti për pesë muaj.
Më pas, po nga 2017-2021 mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke zëvendësuar Mimi Kodhelin. Detyrën në krye të Mbrojtjes, Xhaçka e mbajti deri në janar të këtij viti.
Në fillim të vitit 2021, Xhaçkës iu besua Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku zëvendësoi Gent Cakajn.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës