Inter ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 në ndeshjen e javës së 18-të në Serie A përballë Hellas Verona-s.
Në “Giuseppe Meazza”, zikaltrit dhe miqtë patën një ndeshje të luftuar deri në fund. Megjithatë vendasit arritën të triumfonin.
Gol i i vetëm i takimit u shënua nga argjentinasi, Lautaro Martinez në minutën e tretë.
Nga minuta e 69 në fushë për Inter-in ishte dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani. Ai bëri një paraqitje të kënaqëshme. Sipas Sofascore, talenti shqiptar u vlerësua me notën 7.1.
Me fitoren e arritur, Inter ngjitet në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Juventus-i. Milan-i i vendit të dytë ka 38 pikë. Ndërsa, Napoli kryesues ka 47 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Shqipëria vijon të jetë top destinacioni mesdhetar për pushimet verore, sipas Indipendent
-
Gjykata franceze shpall fajtor tre zyrtarë sirianë, për krime kundër njerëzimit
-
Pati ose jo zgjedhje, Kurti ia arriti ta përçajë opozitën