Në postet drejtuesve të Drejtorive të Policisë së Shtetit në rrethe, këtë të martë të 13 dhjetorit, janë bërë disa ndryshime.
Kështu, Tonin Vocaj është emëruar drejtor i Policisë në Tiranë. Ai ka zëvendësuar Lorenc Panganikën, i cili shkon në Akademinë e Sigurisë.
Kurse në vendin e Vocajt është vendosur Sokol Bizhga.
Emërime të reja, sipas transmetuesit “Euronews Albania”, janë bërë edhe në Drejtoritë e Policisë së Vlorës, Fierit dhe Shkodrës.
Ermal Muça është emëruar drejtor në Vlorë, Niko Brahimaj në Fier, ndërsa Ervin Hodaj në Shkodër.
Ndërkaq, drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare është emëruar Lutfi Minxhozi. Kurse Gent Ndoj, drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Arma sekrete e Putinit Cosmos-2553, fuqia bërthamore për të shkatërruar satelitët
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik