Bruno Fernandes u përfshi në një situatë të vështirë me një gazetar anglez pasi u pyet për largimin e Cristiano Ronaldo-s nga Manchester United.
Ronaldo do të largohet nga “djajtë e kuq” me pëlqim të ndërsjellë me efekt të menjëhershëm pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan javën e kaluar.
Ish-shoku i tij i skuadrës dhe bashkëkombësi, Fernandes u mor në pyetje nga gazetarët lidhur me këtë ngjarje, gjatë konferencës për media para ndeshjes hapëse të Kupës së Botës të Portugalisë kundër Ganës të enjten.
Dhe, natyrisht, ai u pyet për largimin e 37-vjeçarit nga Man United, por iu tha që të jepte përgjigjen në portugalisht dhe jo në anglisht.
The Portugal Press Officer shook his head when Bruno Fernandes was asked to speak in English on Cristiano Ronaldo.
He then said: “He will not answer in English.”
The FIFA translation into English was then turned off. ❌ pic.twitter.com/Kyuu6c88Sl
— Football Daily (@footballdaily) November 23, 2022
Një gazetar anglez e pyeti Fernandes-in për efektet e humbjes së një lojtari yll siç është Ronaldo, ndërsa kërkonte përgjigjen në anglisht.
Zyrtari i shtypit portugez tundi kokën dhe tha: “Ai nuk do të përgjigjet në anglisht”.
Më pas, mesfushori i Man United iu përgjigj pyetjes në portugalisht, me aplikacionin e përkthimit të fikur më pas.
Sidoqoftë, mendimet e tij për largimin e Ronaldo-s nga Man United përfundimisht u shfaqën në internet.
🗣️ "It was a dream come true to be able to play with him" ✨
Bruno Fernandes says he did not speak to Cristiano Ronaldo about his decision to leave Manchester United 💬pic.twitter.com/UsWsYWH4x7
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) November 23, 2022
“Ishte një nder të luaja përkrah tij për klubin dhe vendin,” tha ai. “Ishte një ëndërr e realizuar, por asgjë nuk zgjat përgjithmonë”.
“Këtu të gjithë janë të fokusuar në Kupën e Botës. Të gjithë janë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tonë”, shtoi Fernandes.
Ai po kërkon një “sfidë të re” pas largimit nga “Old Trafford”.
“Pas bisedimeve me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të përfunduar kontratën tonë”.
“Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. I uroj Man Utd gjithë të mirat”, tha mes tjerash Fernandes.
Ronaldo do të përpiqet t’i lërë mënjanë shpërqendrimet e klubit të tij, pasi shpreson ta drejtojë Portugalinë drejt lavdisë së Kupës së Botës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel