Fundjavat konsiderohen gjithmonë si ditët e “festave të ushqimit”. Por çfarë ndodh kur kg kanë arritur maksimumin dhe nuk po humbni peshën e dëshiruar? Atëherë duhet të mendoni për diçka alternative.
Po sikur të ndiqni një dietë vetëm në fundjavë? Kjo realizohet duke kontrolluar ushqimin për vetëm dy ditë. Kush nuk do ta dëshironte këtë gjë!
Kjo dietë e fundjavës, sipas Bright Side, do t’ju ndihmojë të humbni 3 kilogramë vetëm përgjatë të shtunës dhe të dielës.
Mëngjesi:
Një sanduiç me bukë thekre me 200 gr gjizë. Këtë mund ta shoqëroni me kafen ose çajin tuaj të zakonshëm, thjesht mbani larg sheqerin dhe ëmbëlsuesit.
Dreka:
Një sallatë e plotë dhe e shijshme që përmban këto përbërës për 2 persona: 1 avokado; 1 kastravec; gjysmë patate të zier; disa copa buke të thekura; një salcë e shijshme sallate e bërë nga lëng limoni, kopër, mustardë dhe piper.
Darka:
100 gr peshk me erëza të gatuara në furrë; për ëmbëlsirë, keni 200 g kefir ose kos grek me pak yndyrë.
Mëngjesi:
Një filxhan çaj jeshil pa ëmbëlsues dhe 2 crackers të mëdha pa sheqer
Dreka:
Një sallatë për 2 persona që përmban: 2 patate të mëdha të ziera; ½ lakër e freskët; 1 filxhan misër të verdhë; ½ luge vaj ulliri
Darka:
100 gr gjoks pule, 1 vezë e zier dhe një domate. Për ëmbëlsirë, keni 200 gr kefir ose kos grek me pak yndyrë.
Por rekomandojmë që ta kombinoni këtë dietë 2-ditore me stërvitje 30-minutëshe. Bëni atë që doni: vraponi, kërceni ose bëni ndonjë gjimnastikë. Sigurisht, hani vetëm produktet e shënuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare