Gjashtë është numri i fitoreve që skuadra e Lopetegui-t i ka arritur.
Befasisht dhe qetë, janë ngritur në vendin e tretë, mbi Barcelonën, dhe janë futur në garë për titull.
Një skuadër që nuk shënon shumë, por është solide në mbrojte.
Vetëm 16 gola të pësuar deri më tani, meritë e tandemit në mbrotje, Kounde dhe Carlos.
Edhe mbrëmjen e së hënës Sevilla nuk pësoi, duke mposhtur me rezultat të pastër 2-0 Osasuna-n, brenda në Pamplona.
Ishte pikërisht Diego Carlos që i dhuroi epërsinë e Sevilla-s në minutën e 19-të, kurse golin e dytë, e shënoi sulmuesi holandez, Luuk De Jong.
Kjo fitore e vendos Sevillën në vendin e tretë me 48 pikë, shtatë më pak se liderët e Atletico Madrid.
Të shtunën e 27 shkurtit, Sevilla pret Barcelonën në Andaluzi.
Tabela e La Liga-s pas 24 javësh duket kështu:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin