Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, ku kanë biseduar për sigurinë në Kosovë dhe rajon.
Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për raportet bilaterale mes Kosovës dhe Austrisë, nga ku Osmani i ka kërkuar kancelarit austriak Nehammer, mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik.
“Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës. Pata kënaqësinë sot ta pres në takim kancelarin austriak Karl Nehammer nga i cili kërkova mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike”.
“Diskutuam edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve. Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike