Kosova

Lajçak me presidentin e Finlandës flasin për dialogun


I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb me të cilin ka diskutuar për dialogun.

Takimin e ka bërë të ditur Lajçaku përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’.  

“Një takim i thellë dhe frymëzues me Presidentin e Findandës, Alexander Stubb sot në Helsinki. Bëmë një turne të horizontit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Më 13 maj, emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është shprehur “i sigurt” që do të arrihet një marrëveshjes mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe atij të Serisë, Petar Petkoviç, gjatë kësaj jave për çështjen e dinarit.

“Këtë javë do të jem nikoqir i kryenegociatorëve e Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka shkruar ai të mërkurën.

Të mërkurën, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen për herë të shtatë për t’i vazhduar negociatat për çështjen e dinarin, pikërisht në kohën e skadimit të periudhës tranzitore për zbatimin e rregullores për operacione me para të gatshm.

Ndërsa ndërmjetësit evropianë presin që takimi i radhës mes kryenegociatorëve për dinarin serb të jetë rasti i fundit për zgjidhje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore