Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 97:73, në xhiron e 12-të të Ligës Unike.
Vreshtarët e nisën më mirë ndeshjen, me një epërsi prej tetë pikësh, 12:4, por më pas rikthehet mysafirët e zhvillohet një loje më kthesa, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, derisa çereku i parë përfundoi 23:22.
Lojë e ngjashme u zhvillua në periudhën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen dhe zhvillohej një lojë shumë e barabartë, që tregon edhe rezultati i pjesës së parë 44:44.
Lojë e barabartë u zhvillua në fillim të periudhës së tretë, e më pas filloi shkëputja e Vreshtarëve, që kishin epërsi deri në 11 pikë, 70:59, sa ishte rezultati pas 30 minutash lojë.
Në dhjetë minutat e fundit, epërsia e vendasve u rrit edhe më shumë, duke triumfuar me shifrat 97:73.
Te Rahoveci u dalluan Macon Maëien me 19 pikë e 17 kërcime, Fisnik Rugova me 23 pikë e nëntë kërcime dhe TJ Dunans me 17 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Ndërsa te Vllaznia u dalluan Redi Rakaj me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Robert Shestani me 17.
Rahoveci ka pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa Vllaznia ka dy fitore e dhjetë humbje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare