Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut ka njoftuar se do të bëjë një vizitë në Kinë në muajin maj.
Pjesë e vizitës së saj do të jetë edhe Xinjiang-u, ku aktivistët dhe ligjvënësit perëndimorë thonë se Pekini po i nënshtron njerëzit ujgurë ndaj gjenocidit.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se së fundmi kemi arritur një marrëveshje me qeverinë e Kinës për një vizitë”, i ka treguar Michelle Bachelet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut.
Sipas saj, zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) dhe Pekini “kishin nisur përgatitjet konkrete për një vizitë që parashikohet të bëhet në maj”.
Sakaq, thuajse 200 grupe të të drejtave kërkuan që zyra e Bachelet të publikonte raportin e shtyrë prej kohësh mbi situatën e të drejtave në Xinjiang.
“Nxjerrja e raportit pa vonesë të mëtejshme është për t’u dërguar një mesazh viktimave dhe autorëve se asnjë shtet nuk është mbi ligjin ndërkombëtar”, kanë sqaruar grupet.
Referuar atyre, të paktën një milion minoritete të myslimanëve janë burgosur në “kampet e riedukimit” në Xinjiang.
Kurse qeveria amerikane dhe ligjvënësit në pesë vende të tjera perëndimore e kanë cilësuar trajtimin e Kinës ndaj ujgurëve në Xinjiang “gjenocid”.
Por akuza është mohuar nga Pekini.
Qeveria kineze ka thënë prej vitesh se Bachelet ishte e mirëpritur për të vizituar Xinjiang-un, por një marrëveshje mbi kërkesën e saj për “akses kuptimplotë dhe të papenguar” është dukur e pakapshme.
Tanimë, marrëveshja është arritur.
“Qeveria ka pranuar gjithashtu vizitën e një ekipi të avancuar të OHCHR për të përgatitur qëndrimin tim në Kinë, duke përfshirë vizitat në vend në Xinjiang dhe vende të tjera”, ka vijuar Bachelet.
Dhe se ekipi do të niset në Kinë muajin e ardhshëm.
Marrë nga “The Guardian”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale
-
Vuçiç takon nënsekretaren amerikane, kërkon angazhim më të madh të SHBA-ve në rajon
-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 persona, shkaktuan 3 milionë lekë dëm me ndërhyrjen në Vjosë
Lajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri