Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 30 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 146 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 14 mijë e 7 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 1 mijë e 997 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 103 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve por se situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 405 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 923 mijë e 977 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë është 0.80 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 5 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 825 mijë e 623 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë
-
Një nga sulmuesit i plagosur në pritën ndaj autokolonës së burgut në Francë
-
Nisma Socialdemokrate kërkon që opozita të thërras seancë për shkarkimin e Qeverisë: Krasniqi zgjodhi të dakordohet me Kurtin
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Shtyhet – sërish – seanca për Berishën në GJKKO
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë