Lajme

Një nga sulmuesit i plagosur në pritën ndaj autokolonës së burgut në Francë


Dy është deri më tani numri i oficerëve të vrarë francezë nga një pritë në një autokolonë burgu pranë Rouen në Normandi.

Ndërkohë, një burim policor i ka thënë agjencisë AFP se një nga sulmuesit është plagosur.

Bëhet fjalë për një të burgosur që po transportohej në furgon, nga i cili u arratis së bashku me sulmuesit.

Prita u zhvillua rreth orës 11:00 pranë një kabine pagese në autostradën A154, e cila tani është e mbyllur në të dy akset.

Dhe u krye nga disa individë që iu afruan autokolonës së burgut me dy automjete.

Më pas i arrestuari dhe sulmuesit u arratisën me një makinë që më vonë u gjet e djegur aty pranë.

Imazhet e postuara në mediat sociale dhe të përdorura nga disa media franceze tregojnë atë që duket se janë persona të armatosur me kapuç që i afrohen kolonës.

Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë

Ministri i Drejtësisë i Francës, Eric Dupond-Moretti, ka thënë sakaq se tre oficerë të tjerë u plagosën rëndë.

Po ashtu ka bërë me dije se po mblidhen njësinë e krizës në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri francez ka thënë se gjatë një transferimi nga një gjykatë në një burg në Rouen, një burrë u arratis dhe bashkëpunëtorët e tij “nuk ngurruan të qëllonin oficerët e burgut duke përdorur armë të rënda”.

“Gjithçka do të vendoset për të gjetur autorët e këtij krimi të poshtër. Autorët janë njerëz për të cilët jeta nuk ka vlerë. Ata do të gjenden dhe do të ndëshkohen në një mënyrë proporcionale me krimin”.

Sakaq, edhe presidenti francez Emmanuel Macros ka reaguar mbi sulmin duke thënë se është një “tronditje për të gjithë”.

Ai ka thënë se “kombi qëndron përkrah familjeve, të lënduarve dhe kolegëve të tyre”.

Gjithashtu ka siguruar se “po bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi në mënyrë që drejtësia të vendoset në emër të popullit francez”.

Një burim i afërt me rastin, duke folur për agjencinë e lajmeve AFP në Francë, ka thënë se i burgosuri i arratisur quhet “Mohamed A”, i lindur në 1994.

Gazeta franceze Le Figaro ka thënë se ai ka disa dënime penale për vepra të drogës dhe tentativë për vrasje.

Autoritetet franceze sakaq nuk e kanë konfirmuar emrin e të burgosurit.

Ndërkohë, një burim policor i ka thënë agjencisë AFP se një nga sulmuesit u plagos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore