Chelsea ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, teksa mposhti skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit anglez, Luton, me rezultat 2:3.
Në fakt, ky takim për blutë e Londrës doli të jetë më i vështirë sesa e parashikuan, të cilët u gjendën dy herë në disavantazh.
Luton kaloi në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes, kur Luke Berry harkoi në zonë për të gjetur kokën e Reece Burke që shënoi për 1:0.
Chelsea barazoi shifrat në minutën e 27-të, kur Saul Niguez shënoi gol të bukur për 1:1.
Por vendasit nuk u ndalën dhe arritën të gjenin golin e epërsisë në pjesën e parë, kur Harry Cornick shënoi për 2:1.
Pjesa e parë përfundoi me ‘epërsi befasuese’, derisa në të dytën Chelsea e pati tërë lojën në kontrollë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 68-të, i cili u shënua nga Timo Ëerner, ndërsa 10 minuta më vonë, Romelo Lukaku shënoi golin e fitores.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nga identiteti i autorit te motivi i konfliktit – Çfarë dihet për vrasjen e efektivit në Fier
-
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
-
Erdogan: Nuk ka probleme të pazgjidhshme midis Athinës dhe Ankarasë
-
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike e viziton Kosovën këtë muaj, takohet me Osmanin e Kurtin