Tottenham ka arritur një fitore të madhe në “Elland Road” përballë Leeds United.
Skuadra e drejtuar nga Conte ishte sulm i kritikave pas humbjes ndaj Burnley-t dhe atyre iu përgjigj si është më së miri.
Në vizitën te Leeds United e zhytur në krizë, Tottenham fitoi me shumë lehtësi.
Leeds që vinte pas gjashtë golave të pësuar në “Anfield”, e kishte shumë të vështirë që të luante në mbrojtje.
Kjo u pa menjëherë.
Ishte Matt Doherty ai që gjeti golin e parë me fanellën e gjelave pas asistimit nga Ryan Sessegnon.
Vetëm pesë minuta më vonë, po i njëjti, Doherty, ishte asistues te goli i Dejan Kulusevski.
Harry Kane që po kalon një formë të jashtëzakonshme, shënoi golin e tretë për të vrarë në total shpresat e Leeds United.
Në pjesën e dytë, gjelat e kontrolluan lojën shumë mirë, duke mos rrezikuar asnjëherë që të pësojnë.
Pesë minuta para fundit, ishte Heung-Min Son ai që gjeti golin e katërt dhe përfundimtarin për fitoren 0-4.
Tottenham ngjitet në vendin e shtatë, me katër pikë më pak se vendi i katërt, por një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Leeds mbetet shumë e rrezikuar për mbijetesë, me 23 pikë – tri më shumë se vendi i 18-të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”