Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se grupi i saj parlamentar do të diskutojë rregullimin e ligjit për martesat e gjinive të njëjta.
“Grupi parlamentar i VV-së do ta ketë në diskutim, natyrisht secili grup parlamentar ka zëra të ndryshëm në lidhje me një referencë, dhe kjo referencë ka të bëjë me rregullimin e martesës së gjinisë së njëjtë me një ligj tjetër të veçantë, i cili nuk duhet t’i ndalojë as ata që janë me pikëpamje konservative të votojnë këtë projekt-kod”, u shpreh ajo.
Tutje, Kusari-Lila në konferencë për media ka deklaruar se ky diskutim për rregullimin e ligjit sipas saj ka peshë të rëndësishme.
“Për arsye të rëndësisë dhe peshës, kjo veç e tregon se në shoqërinë tonë do të vazhdojë ky debat, është debat përmbajtjesor dhe tepër i rëndësishëm në raport me të drejtat bazike elementare njerëzore. Ky projekt kod është tepër i rëndësishëm dhe duhet të mbështetet nga gjithë deputetët pa dallim”.
Ndryshe, të enjten e 24 shkurtit në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, deklaroi se Qeveria Kurti është shumë jotransparente në raport me procesin e dialogut.
“Unë sot nuk mund të flas për draftin e një marrëveshjeje që nuk e kemi parë. Por do të shohim në të ardhmen për një dokument që do ta ndajë Qeveria me deputetët”.
Edhe kreu i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Besnik Tahiri, u shpreh se dialogu duhet të përmbyllet, ndërsa gjatë kohës sa është dialoguar me Serbinë ai konsideron se nuk ka pasur ndonjë përfitim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Sylvinho beson deri në fund: Luajmë gjithçka në 90 minuta ndaj Spanjës, do të japim më të mirën
-
Basha i përgjigjet Berishës: Të duhet vula për të mbrojtur para drejtësisë ata që të vijnë pas
-
Një vit pas kryengritjes, Kremlini kontrollon të mbeturit e Wagner
-
Osmani e Hargreaves diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend