Shqipëria

Berisha ‘i mbyll derën’ Bashës për bashkëpunim


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka mbyllur tërësisht derën për një mundësi bashkëpunimi të mëtejshme mes tij dhe Lulzim Bashës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta rikthyer vulën e forcës së djathtë politike për nga grupimi i tij.

Gjatë një interviste online në Alb UK TV, një media e vogël drejtuar komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, Berisha tha se për të gjithë deputetët e tjerë, të cilët ende nuk janë bashkuar me të, dera është e hapur. Por jo edhe për Lulzim Bashën.

Berisha e quajti Bashën si personi përgjegjës, i cili ndihmoi mazhorancën të instalojë sipas tij narkodiktaturën në vend.

“Ka deputetë që po kthehen, dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, tha ai.

Më 17 qershor, ishte vetë Basha, ai i cili e ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimin me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi këtij të fundit i kaloi zyrtarisht edhe vula e forcës së djathtë politike, por njëkohësisht humbi apelin për të hequr përcaktimin si non grata nga Britania e Madhe.

Sipas Bashës, nuk ka mundësi për bashkëpunime me hije të së shkuarës, teksa ai ka folur gjatë mbi çështjen për Zërin e Amerikës.

Më herët, përmes një komunikimi në media sociale, Basha akuzoi Berishës se ai thjesht është në pazar me kryeministrin Edi Rama dhe ai i detyrohet demokratëve një shpjegim se pse po e pengon opozitën shqiptare.

Teksa, vëmendjen gjatë intervistës me VOA-n, e përqendroi edhe te apelimi që do të bëjë për vulën e partisë dhe të ardhmen e tij politike.

“Berisha humb apelin në Londër”, mbetet non grata në Britani

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore