Nuk votoi për zgjatjen e vetting-ut, PD Berishës: Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë gënjen sot, e harron nesër
“Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ për hallin e tij”.
Vijojnë akuzat në distancë nga kryesia e Partisë Demokratike kundrejt ish-kreut të saj Sali Berisha. Mbrëmjen e 11 shkurtit në një postim në median sociale Facebook nga PD-ja, Berisha është quajtur “burracak ordiner”.
Kjo e fundit për faktin se dje Berisha në Kuvendin e Shqipërisë nuk votoi rreth ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e organeve të vetting-ut, pavarësisht se ai kishte deklaruar se vota e tij është kundër.
Sipas tyre, “sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner”.
“Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij”, theksohej në postimin e PD-së.
Ndër të tjera postimi shoqërohet me një video të fjalëve të Berishës dhe Metës ndër vite ku postimi përmbyllet me mbishkrimin se, “sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Metën, mban Ramën”.
Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të 10 shkurtit ka miratuar ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vetting-ut. Të premten ata zbardhën dhe listën e deputetëve që morën pjesë në votim.
Me 118 vota pro, zero kundër dhe asnjë abstenim propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vetting-ut u miratuan nga deputetët e opozitës dhe mazhorancës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës